Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Medal Of Bravery.
#6
The aim of the German-Ballist operation was the exterminate the Partisan units, to establish tranquility in the mountains, to extinguish the fire of the national-liberation struggle of the Albanian people. From 1st June 1944 numerous German forces had captured the Greek border and settled in the villages of Drenovë, Boboshticë, Zvoran, Qarr and Voskop. At dawn 5th June the enemy started an attack towards Zagradishtit of Polenës, But forces of the Partisanbattalion, "Tomori", commanded by the legendary Bačka Riza Kodheli, are pinned down all day. In these fights was injured squad commander Nuri Staravecka. The next day, with a greater force, the enemy attacked the carriageway towards Voskopoja and Lavdarit and turned towards Qarrit, Roshanjës and Rehovës. The aim of the enemy was the come from both directions from the mountain at Gjergjevicës and to capture Vithkuq and encircle the battalion. But the command of the battalion realised the enemy plan and all night long led partisans to Vithkuq. Although the enemy attacked from three directions and with all kinds of weapons (even with aviation), the partisans did not leave Vithkuq. During this day the Germans killed over 20 people, whilst other Partisans were wounded Izet Voskopi and Koçi Mitroja from Vithkuq. The Partisans took Mount Vithkuq and Shtylla. On the night of 6th June the Partisans attacked the enemy within Vithkuq and turned toward Rrungajës and Mashkullorës, laying ambush at the Lulës Stone and atop Rrungajës. By day of 7th June, when a German column attacked towards Rrungajës and Sherës, the Partisans shot with rifles, machineguns and bombs for 4-5 hours straight, inflicting more than 30 killed and wounded. On our side were wounded Gjini and Tosuni near Vithkuq.

The Battalion learned that another enemy convoy was marching from Faqekuqi to the Martha Pass and Panarit to assist the column that had fallen into the grips of Partisans. Awaiting 8th June, he sent to the Martha pass a Partisan company which were to stop the German column coming from Faqekuqi.

Pasi studioi gjendjen e krijuar, komanda e batalionit dha urdhër që partizanët të tërhiqeshin në drejtim të Koblarës dhe Llapu****. Kur partizanët zunë Llapushin, Qafën e Miçanit dhe Qafën e Stërnecit, gjermanët filluan qitjen me artileri dhe më pas sulmin me këmbësori. Partizanët, megjithëse ishin të lodhur e të raskapitur, pa gjumë e pa bukë (kishin katër ditë pa ngrënë), u rezistuan gjermanëve deri në orën 14. Forca të tjera gjermane sulmuan nga Frashëri dhe Kreshova për të rrethuar batalionin partizan. Për gjithë natën partizanët u tërhoqën në drejtim të Sropullit, Borockës e Odriçanit. Mëngjezi i datës 9 qershor partizanët i zuri në Qarrishtë e Sevran, në lagjen Bejkollarë. Këtu ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, batalioni “Tomori” qendroi në mbrojtje të tij. Për gjithë natën Shtabi i Përgjithshëm, i mbrojtur nga batalioni partizan, manovroi pas shpinës së armikut dhe mëngjesi i datës 10 qershor e gjeti në majat e Sropullit e Kreshovës. Ndërkohë armiku vazhdonte mësymjen në drejtim të Këlcyrës e Tepelenës. Deri në datën 15 qershor batalioni “Tomori”, bashkë me Shtabin e Përgjithshëm, qendroi në Odriçan, Borockë e Sropull. Në këtë datë batalioni mori urdhër për të shkuar në sektorin e vet, në Qarkun e Korçës, për të ndjekur forcat armike e për t’i treguar popullit se, pas Operacionit, partizanët dolën më të fortë e më të vendosur.

Në fshatin Koblarë pararoja partizane goditet nga banda balliste e komanduar nga Dajlan Radovicka. Partizanët u dhanë përgjigjen e merituar, duke i detyruar të ikin revan për të shpëtuar kokën. Pas kësaj partizanët u kthyen në Panarit, Staraveckë e Backë. Pasi u furnizuan me ushqime e veshmbathje, në datën 18 qeshor u grumbulluan në Qafën e Martës. Prej këtej batalioni u nis për në Vithkuq. Duke u gdhirë 20 qershori, batalioni u rreshtua për t’u nisur në sektorin e vet, në Gjanç-Polenë. Në kohën kur po fliste komisari i batalionit, Shuaip Panariti, një korrier partizan, i lodhur e i djersitur, kërkon me urgjencë komandantin. Korrieri solli lajmin se një bandë balliste prej më shumë se 300 vetësh, pasi kish plaçkitur fshatrat Kaltanj e Luaras, ishte shtruar këmbëkryq në Selenicë e po bënte atje të nëntëdhjetenëntat. Batalioni menjëherë ndryshoi itenerarin. Partizanët kaluan malin e Vithkuqit dhe u futën në pyllin e madh me lisa shekullorë. Pasi u studjua situata dhe u bë plani i sulmit, u vendos që të ngrihej mitralozi i rëndë në majën e Piqerasit dhe sulmi të kryhej në befasi në katër drejtime. Dhe kështu u veprua. Ballistët, të kapur si miu në çark, e humbën toruan dhe s’po dinin ku të fusnin kokën. Partizanët filluan të hedhin bomba në distancë të afërt. E gjithë përpjekja përfundoi me shpartallimin e bandës balliste të Kolonjës, e cila la në fushën e betejës mbi 20 të vrarë e të plagosur dhe shumë të tjerë u zunë robër. Por edhe nga partizanët u derdh shumë gjak. Ranë 6 dëshmorë dhe u plagosën 4 të tjerë.

Martyred from Selenicës

Kaso Iliazi, Hysen Refati, Malush Potomi, Kasëm Ramo, Qani Lace, Xhuzepe Italiani.

Wounded: Belul Mehmeti, Feim Tusha, Qani Tare, Pandi Gori.

Trimave partizanë dhe gjakut të tyre të kulluar që u derdh për të çliruar vatanë, populli i Backës dhe i gjithë Skraparit, populli i Korçës dhe i tërë Shqipërisë do t’u këndojë brez pas brezi këngët më të bukura e më lavdiplote:

Twentieth day of June,
The day of Tuesday, Oh a wilderness,
Tuesday at lunch time,
Unceasing war began,
And Piqerasi was thundering,
Riza Kodheli fought,
Comrades were crying out,
Throw out the enemy!
Selenicë came on,
Martyrs became 6 Partisans,
Telling the list in order,
The first one Kaso Iliaz,
And Malushi with Hysen,
Became Martyrs for the motherland,
Xhuzepja and Kasëmi with Qanin,
Became Martyrs for Albania.


Më 20 qershor, atë ditë kur partizanët e batalionit “Tomori” ndesheshin fyta-fyt me ballistët kolonjarë, kur djemtë e Backës Hysen Refati e Kaso Iliazi vadisnin tokën e shkrumbuar me gjakun e tyre të kulluar, në Qafën e Kalibarit u inaugurua batalioni territorial i lokalitetit të Potomit. Në inaugurim, nga Qarkori i Beratit ka qënë i deleguar Zylyftar Veleshnja. Zv/komandant i këtij batalioni u zgjodh backalliu Xhemal Dido. Në Selenicë, me grushtin lart pranë trupave të dëshmorëve, partizanët betoheshin për hakmarrje. Në Kalibar populli i krahinës së Potomit festonte bashkimin e betohej se do të luftonte deri në pikën e fundit të gjakut për çlirimin e Atdheut. Në këto kohë, të tilla koinçidenca ndodhnin në çdo skaj të Shqipërisë. Pas Operacionit të Qershorit e deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, në malet e Backës nuk shkeli më këmbë fashisti e tradhëtari. Backallinjtë, të inkuadruar në çetat territoriale, në batalionet, brigadat e divizionet sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, luftuan dhëmb për dhëmb me armikun në çdo skaj të Shqipërisë për t’i dhënë dërrmën okupatorit fashist. Urrejtja e popullit kundër pushtuesve e tradhëtarëve kish arritur në shkallën më të lartë. Nuk kish forcë që të ndalte më vrullin e këtij populli të shumëvuajtur e liridashës. Ofensivës së madhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të ushtrisë së një populli-ushtar, nuk ia prisnin dot hovin as bombat e mitralozët, as tanket, autoblindat e aeroplanët. Fitorja po buzëqeshte në çdo cep të truallit të shqiponjave. Era e barutit dhe e lirisë po zbriste nga malet e lartë e po përhapej në fushat e gjera. Pushtuesit u tmerruan. Tradhëtarët po e blinin vrimën e miut 300 grosh. Populli, me zjarrin e dyfeqeve me gjalmë, po brohoriste për Shqipërinë, për lirinë.


Attached Files Image(s)
Memorial.jpg
"Signed with his own rubber stamp"
Reply


Messages In This Thread
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 06-09-2012, 02:23 AM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 10-22-2014, 06:24 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 11-25-2014, 04:37 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 05-14-2015, 06:25 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 05-17-2015, 06:21 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 02-24-2019, 02:42 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 02-24-2019, 03:23 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 11-04-2015, 07:33 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 05-28-2016, 05:39 PM
Medal Of Bravery. - by CtahhR - 08-07-2016, 08:05 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)
Militaria for sale on